Ambulanca apo delegacioni çek? Hetim disiplinor për dy efektivët e policisë rrugore

Shqipëria

Ambulanca apo delegacioni çek? Hetim disiplinor për dy efektivët e policisë rrugore

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:35
Bëhet fjalë për një rast që mund të ndodhë shumë rrallë, ku dy efektivë të policisë rrugore, në pak sekonda duhet të vepronin që të zgjidhnin një situatë disi të vështirë.

Policia e Shtetit ka reaguar ditën e sotme lidhur me zhurmën e madhe që bëri në media veprimi i dy policëve të trafikut ditën e enjte, teksa mes kalimit të një ambulance dhe të delegacionit të një zyrtari të huaj, zgjodhën këtë të fundit.

Bëhet fjalë për një rast që mund të ndodhë shumë rrallë, ku dy efektivë të policisë rrugore, në pak sekonda duhet të vepronin që të zgjidhnin një situatë disi të vështirë.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” në një nga kryqëzimet me Unazën, përpara “Piramidës”, ku dy efektivë të policisë rrugore, nga njëra anë kishin urdhrin për të garantuar kalimin e sigurt të delegacionit sipas Protokollit të sigurisë, dhe nga ana tjetër sinjali i ambulancës e cila ose ka pasur të sëmurë ose ka qenë duke i shkuar në ndihmë ndonjë personi.

Të ndodhur në këto kushte, policët kanë vendosur që të lënë të kalojë kreu i Senatit të Kuvendit të Republikës Çeke, Milan Stech, ndërsa më pas ambulanca.

Veprimi i policëve në fakt shkaktoi jo pak debate në opinion publik, çka bëri që Policia e Shtetit të dalë me një deklaratë zyrtare për mediat, ku njoftoi se ka nisur hetim disiplinor për të parë nëse veprimet e tyre kanë qenë në përputhje me Kodin Rrugor, dhe protokollin e Shtetit për shoqërimin e delegacioneve të sigurisë së lartë.

Në fund, policia bën apel se kur ka raste urgjente, duhet të njoftohet në sallën operative të policisë, në mënyrë që të koordinohen veprimet me qytetarët apo ambulancat që të mos ketë përplasje të tilla në të ardhmen.

Reagimi i policisë:

Lidhur me lajmin e publikuar, ku trajtohet vonesa ne kryqezim rruge e nje ambulance nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kohës që në këtë segment qarkullonte një delegacion zyrtar i nivelit të lartë, Policia mori në shqyrtim rastin si me poshte:

Paraprakisht deri në një analizë të plotë të gjithë dinamikës të ngjarjes, verifikimit nëse ambulanca ka qenë në urgjencë, detyrimeve të shërbimeve të Policisë Rrugore për rastin bazuar në Kodin Rrugor, për dy punonjësit e Policisë Rrugore në detyrë ka nisur hetimi disiplinor.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuara dhe motivuara për kryerjen me profesionalizëm të detyrave që ngarkon Kodi Rrugor dhe Ligji i Policisë së Shtetit.

Por duke perfituar nga ky komunikim, gjejme rastin te rikujtojme se çdo autoritet per rastet e urgjencave duhet te njoftoje paraprakisht ne numrin e tel 112, per te koordinuar veprimet dhe lehtesuar sherbimin per qytetaret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat