Në Shqipëri 162 persona të konfirmuar me fruth

Shqipëria

Në Shqipëri 162 persona të konfirmuar me fruth

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 22:32
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton një katërfishim të rasteve me fruth në rajonin europian. Sëmundja ka prekur rreth 21 mijë e 300 persona dhe ka shkaktuar 35 vdekje në vitin 2017.

Ndërsa në Shqipëri konfirmohen 162 të prekur dhe dy humbje jetësh. Me zgjerimin e hartës së qarkullimit të virusit Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan masash si izolimi i pavioneve në infektiv e pediatri, deziinfektim të mjediseve spitalore, evidentimi i fëmijëve me rash dhe temperaturë në çerdhe, kopshte dhe shkolla, mospranim në këto institucione të fëmijëve të pavaksinaur, ndërkohë që është riaktivizuar Komiteti i Çertifikimit të Eleminimit të Fruthit dhe Rubeolës.

Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për vaksinim të të lindurve në vitet ‘80-‘90 ndërkohë që thotë se janë siguruar 140 mijë doza shtesë vaksine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat