Ishin nisur drejt Beratit, por dikush ua preu udhëtimin në mes...detaje nga aksidenti me 2 te vdekur

Shqipëria

Ishin nisur drejt Beratit, por dikush ua preu udhëtimin në mes...detaje nga aksidenti me 2 te vdekur

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 10:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm një automjet ka dalë nga rruga duke i marrë jetën dy personave dhe duke plagosur një fëmijë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit tip "Korola" humbi drejtimin në zonën e Malit të Robit në Kavajë, duke i marrë jetën Edlira Fiskut 34 vjeçe dhe vjehrrit të saj Xhemil Fisku 69 vjeç.

I plagosur mbeti edhe djali i saj 8 vjeçar me iniciale Xh.F.

Ata banonin në Golem, por ishin me origjinë nga Berat, ndërsa po prisnin në stacion bashkë me djalin 8 vjeç për të shkuar drejt qytetit të tyre kur janë goditur nga një automjet që drejtohej nga një 30-vjeçare.

8-vjeçari  ndodhet në spital i plagosur.

Autore e aksidentit është një femër I.P. 30 vjeçe, e cila u shoqërua nga Policia.

Kavajë

Informacion paraprak.

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.
Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat