Regjistrimi i pronave, 21 lloj aplikimet që tani mund të bëhen tek noteri

Shqipëria

Regjistrimi i pronave, 21 lloj aplikimet që tani mund të bëhen tek noteri

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 11:13
Mimoza Sadushi

Qytetarët të cilët duhet të kryejnë aplikim për regjistrimin e pronësisë, si dhe procedura të tjera hipotekore, mund ta bëjnë përmes aplikimit online tek noteri.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015, mes Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe Qeverisë, është bërë e mundur që 21 shërbime, të cilat më parë merreshin vetëm te zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të realizohen edhe përmes noterit, duke shkurtuar kohë dhe radhë të gjata te hipotekat.

Mimoza Sadushi, Kryetare e Dhomës së Noterëve tha për ATSH se janë 21 shërbime që qytetarët përfitojnë nga shërbimet noteriale. “Duke nisur nga certifikatat e pronësisë, kartela, aplikime për regjistrimin e trashëgimisë së pronës. Pra shërbime që ndërlidhin noterin me zyrën e hipotekës, duke bërë regjistrimin online dhe kontratat e shitjes apo transferimit të pronësisë”, tha Sadushi, e cila pasqyroi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se si realizohet kjo procedurë përmes e-Albania online.

“Noteri pasi plotëson të gjithë aplikimin, ku kërkohet vetëm karta e identitetit, flasim këtu për certifikatën e pronësisë dhe dokumente të tjera që nuk kanë nevojë për identifikimin e zonës së pronësisë. Për rastet e shërbimeve të tjera, mjafton vetëm paraqitja e qytetarit te zyra noteriale dhe është noteri që merret me procedurat, si dhe është noteri që ja dorëzon dokumentet qytetarit”, tha Sadushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat