Babai dhe 3 fëmijët vdiq në aksident/ Spaho ngushëllim në familjen Preka

Shqipëria

Babai dhe 3 fëmijët vdiq në aksident/ Spaho ngushëllim në familjen Preka

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 12:07
Edmond Spaho

Kreu i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho bashkë me deputetë demokratë të Shkodrës kanë qenë sot për një vizitë ngushëlluese në familjen Preka në Velipojë.

Në një tryezë me fotot e viktimave përpara, ata i kanë shprehur ngushellim familjarëve për humbjen e tmerrshme që pësuan, ku gjatë aksidentit humbi jetën babai dhe tre femijët, ndërkohë që mbeti e plagosur gruaja e tij, nëna e fëmijëve.

“Një ngjarje shumë e rëndë”- ka thënë Spaho, duke shtuar se “I shprehem ngushellimet  familjes Preka për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen e madhe. Eshtë një ngjarje që na ka tronditur të gjithëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat