Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve

Shqipëria

Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:59
Pamje nga aksioni

Nismës së mbjelljes së pemëve në Tiranë i është bashkuar edhe Shtëpia e të Moshuarve te “Ali Demi” në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënvizoi se nuk janë vetëm të pasurit që kontribuojnë por krejt e kundërta.

Veliaj: E vërteta është krejt ndryshe: janë kryesisht njerëzit e thjeshtë; ata që kanë më pak, japin më shumë. Sot i jemi mirënjohës çdo kompanie që ka dhuruar pemë, po kur mendon që Shtëpia e të Moshuarve na jep 10 mimoza, pra gjithçka që kishte, na bën të kuptojmë se bujaria, zemërgjerësia, dashuria, nuk varet nga sa ke, por nga sa do të japësh.

Ai i falenderoi të gjithë të moshuarit që mbollën sot pemë për fëmijët e qytetit dhe theksoi se kjo është edhe një mënyrë e mirë për të kujtuar ngjarje apo apo shokët ose të afërmit që nuk jetojnë më.

Veliaj: U jam sot dhjetë herë mirënjohës për të dhjeta këto mimoza sepse besoj që lënë një kujtim për brezat e tjerë, një frymëzim për shumë të rinj që sot ndoshta e kanë me përtesë të çuarit nga kafja, ndoshta kanë alergji nga lopata, por kur kujtojmë që një gjeneratë ka bërë edhe luftën, edhe punën, në Shqipëri, edhe ndryshimin e sistemit dhe prapë gjen energji për t’i dhënë qytetit diçka mbrapsht, ky është ndoshta himni më i bukur i qytetit tonë.

Për Kryebashkiakun Veliaj mbjellja e pemëve është kthyer në një trend, ashtu si në vitet ‘90 apo 2000 ishin trend kafet, llotot apo bastet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat