ARSH: Kujdes nëse udhëtoni në Tiranë-Durrës! Ja çfarë kanë shkaktuar reshjet

Shqipëria

ARSH: Kujdes nëse udhëtoni në Tiranë-Durrës! Ja çfarë kanë shkaktuar reshjet

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 21:55
Tiranë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore tërheqin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme nga Tirana në Durrës dhe anasjellats, se në segmentin Maminas-Sukth duhet të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.

"Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet që ka pësuar shtresa e asfaltit në këtë segment, shtojnë rrezikun për aksidente, ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të kufizuar. Policia Rrugore ka shtuar prezencën në këtë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa më të shpejtë nga kompania e mirëmbajtjes", njofton ARSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat