Ranë në kurthin e policisë, dalin fotot e vrasësve të biznesmenit Memli Begalla

Shqipëria

Ranë në kurthin e policisë, dalin fotot e vrasësve të biznesmenit Memli Begalla

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 14:50
Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, dhe Ardian Serezi, 49 vjeç

Policia arrestoi sëfundmi të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla disa ditë më parë në Tiranë. 

At janë Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Serezi, 49 vjeç, banues po në Tiranë.

Për kapjen e tyre, policia ka përdorur metoda speciale siç janë përgjimet ndërkohë që kishte ndaluar disa persona të tjerë, të cilëve biznesmeni iu kishte borxhe.

Gjatë kësaj periudhe, sipas forcave të rendit dy të arrestuarit kishin komunikuar me njeri-tjetrin duke thënë se tani shpëtuan pasi ishin arrestuar të tjerë.

Kaq ka mjaftuar që policia t'i arrestojë si të dyshuarit kryesor për vrasjen e Begallës, ndërkohë që shenjat e gishtërinjve të tyre korrepondojnë me ato të gjetura në vendin e krimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat