Londër, Rama: Integrimi në BE varet nga aftësitë tona

Shqipëria

Londër, Rama: Integrimi në BE varet nga aftësitë tona

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 20:14
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, aty ku po merr pjesë në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Në një prononcim për mediat, shefi i qeverisë shqiptare, e cilësoi këtë samit si një erë e re në rajon, për vëmendjen e shtuar që po i bëhet nga investitorët Ballkanit Perëndimor.

Rama komentoi punimet e saimitit, duke nënvizuar se kryeministrat e Ballkanit Perëndimor po shohin mundësitë e bashkëpunimit dhe të punuarit së bashku.

Ndërkohë, i pyetur për vizitën e Presidentit të KE-së Juncker dhe aspiratave të Shqipërisë për hapjen e negociatave, Rama tha:

“Para së gjithash, ne duam të hapim negociatat e anëtarësimit. Anëtarësimi do vijë më vonë dhe ky nuk ishte argument i momentit. Ne shpresojmë të marrim rekomandim të plotë dhe më pas vendet anëtare të hapin dritën jeshile për të nisur negociatat e anëtarësimit. Më pas do të shohim. Kjo gjë varet nga ne dhe nga aftësitë tona për të ecur më shpejt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat