Basha publikon historinë e 51-vjeçares: Është me një këmbë, Rama…

Shqipëria

Basha publikon historinë e 51-vjeçares: Është me një këmbë, Rama…

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 22:52
Kryetari i PD Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha ka publikuar historinë e trishtë të një gruaje 51 vjeçe, e cila është në gjendje të rëndë. Basha shprehet se Rama iu ka hequr edhe ndihmën ekonomike duke shkatërruar familjet e thjeshta shqiptare.

Statusi origjinal i Bashës:

Kjo eshte historia e Hyjries 51 vjecare, nje nene kryefamiljare e papune. Djali 12 vjec eshte detyruar te lere shkollen prej varferise. Vajza ka humbur njeren kembe ne aksident dhe jeton ne kushte cnjerezore duke lypur.  Te vetmen te ardhur, ndihmen ekonomike prej 30 mije lekesh ua hoqi Edi Rama.

20 mije familje si kjo e Hyjries jane sot ne meshire te fatit. Edi Rama mashtron sikur i hoqi keto familje per nje grusht abuzuesish, te cilet vete i la ne skemen e ndihmes ekonomike prej 5 vitesh.

E verteta eshte ndryshe: 20 mije familjeve ju eshte hequr buka e femijeve, nderkohe qe vetem per 3 inceneratoret private te Arben Ahmetajt jane planifikuar kete vit plot 2.45 miliarde leke (te reja) nga buxheti i shtetit. Keto para jane baraz me pagesen mesatare vjetore te ndihmes ekonomike per 47 mije familje ne nevoje ekstreme ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat