Ndryshon ligji për ushqimin, ministria nis takimet me grupet e interesit - Bota Sot
Ndryshon ligji për ushqimin, ministria nis takimet me grupet e interesit

Shqipëria

E premte, 22 qershor 2018

Ndryshon ligji për ushqimin, ministria nis takimet me grupet e interesit

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 13:22
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur takimet me grupet e interesit në lidhje me ndryshimet në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, i ndryshuar”.

Zv/ministrja Ermira Gjeci ka pritur përfaqësues nga disa prej shoqatave kryesore të prodhuesëve dhe industrisë përpunuese në vend.

Grupet e interesit u njohën me ndryshimet kryesore të ligjit të cilat konsistojnë në përmirësimin e disa dispozitave të paqarta në ligjin aktual, nisur edhe nga problemet e dala gjatë zbatimit të tij.

“Këto janë ndryshime të cilat kanë të bejnë me pjesën e riskut, vlerësim, manaxhim dhe komunikim. Ka ndërthurje me ligjin e veterinarisë, të cilin e kemi nëpër duar dhe atë për rishikim dhe në ligjin e veterinarisë parashikohet që AKU-ja fillon kontrollin nga ferma dhe deri në tavolinë, prandaj duke ndërthurur ligjin e vetrinarisë me ligjin e sigurisë ushqimore, janë riparë dhe kompetencat e AKU-së. Së dyti janë riformuluar dhe përmirësuar dispozitat  në lidhje me dokumentacionin që shoqëron ngarkesat e produkteve ushqimore që importohen apo eksportohen nga Republika e Shqipërisë. Në ligjin aktual nuk mbulohen produktet me origjinë jo-shtazore dhe janë të paqarta kërkesat për produktet me origjinë shtazore. Këto janë rregulluar me projekt ligj. Gjithashtu kontrolli në pikat e inspektimit kufitar është jo i plotë, në projekt ligj janë përcaktuar dispozitat të cilat përaftojnë legjislacionin tonë me atë të BE, me praktikat e kontrollit në PIK.”, tha Zv/ministrja Gjeci.

Më konkretisht ndryshimet konsistojnë në:

1.     Qartësimin e kompetencave mes ministrisë dhe AKU-së në lidhje me programimin dhe implementimin e analizës së riskut.

2.     Rregullimin e dispozitave në lidhje me import-eksportet, duke u fokusuar në dokumentacionin shoqërues dhe kontrollin që kryhet në pikat e kontrollit kufitar.

3.     Rriorganizon bordin e AKU-së, duke i dhënë pavarësi dhe një rol aktiv me kompetencave të qarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test