Fier, i riu gjendet i pajetë në banesë nga familjarët

Shqipëria

Fier, i riu gjendet i pajetë në banesë nga familjarët

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 20:08
Ilustrim

Një 33 vjeçar në Fier është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas policisë, "rreth orës 18:30 në lagjen "8 Shkurti" Fier,  është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete shtetasi R.B".

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat