Itali, 5 ton hashash nga Shqipëria; 25 të arrestuar

Shqipëria

Itali, 5 ton hashash nga Shqipëria; 25 të arrestuar

Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:12
Ilustrim

Guardia di Finanza ka arrestuar në të gjithë Italinë 25 persona përgjegjës për importimin e rreth 5 tonëve hashash që, sipas mediave të vendit fqinj, kanë ardhur nga Shqipëria.

Guardia di Finanza e Katanxaros, në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Hetimeve në Romë, e kanë kryer këtë operacion në të gjithë Italinë.

Mes të arerstuarve janë edhe tre kreret e bandës, bëjnë të ditur agjencitë italiane të lajmeve.

Detajet e operacionit do të njoftohen më tej gjatë ditës në një konferencë për shtyp të Prokurorit të Katanxaros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat