U kapën me 613 kg kokainë kolumbiane në Durrës, të arrestuarit 'sfidojnë' policinë

Shqipëria

U kapën me 613 kg kokainë kolumbiane në Durrës, të arrestuarit 'sfidojnë' policinë

Më: 1 mars 2018 Në ora: 12:27
Te dyshuarit

Donald Lushaj, menaxheri i kompanisë ‘Abri Garden’ dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit ku u gjetën 613 kg kokainë, kanë mohuar se kanë pasur dijeni për drogën.

Lushaj, është shprehur para hetuesve se puna e tij ka qenë vetëm të organizonte punonjësit që të merrnin kontenierin në doganë dhe shkarkimin e bananeve që ndodheshin aty.

‘Jam i punësuar tek kompania Arbri Garden. Autoritete më njoftuan për të tërhequr ngarkesën. l Jam i punësuar për tu marrë me punët e kompanisë. Organizoja punën, zgjidhja transportin’,-ka dëshmuar Lushaj.

Po ashtu, edhe shoferi është shprehur se nuk ka pasur dijeni se në kamion ka pasur drogë, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e kokainës. ‘Më njoftuan se erdhi ngarkesa dhe shkova në port për ta marrë’,-është shprehur ai.

Deri tani në pranga janë vënë Lushaj edhe Pezaku, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë, Arbër Çekaj.  Nga hetimet e para të prokurorisë, dyshohet se droga nuk ishte vetëm e një grupi kriminal, por e disa grupeve që kishin të njëjtin furnitor.

Policia e Shtetit, në orët e para të ditës së djeshme bëri sekuestrimin e 613 kg kokainë, me vlerë 180 milionë euro, në magazinën e kompanisë ‘Arbri Garden’. Droga u gjet e fshehur në dyshemenë e një kontienier të nisur nga Kolumbia, dhe kishte qëndruar për më shumë se në portin e Durrësit.

Ende nuk dihet nëse policia ka pasur sinjalizim nga agjencitë e huaj apo ka qenë skaneri që ka zbuluar sasinë rekord të kapur ndonjëherë në vendin tonë. 

Lidhur me ecurinë e hetimeve, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ditën e sotme është për të futet në ambientet e Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat