Operacioni madhor në Itali, zbardhen identitetet e 9 shqiptarëve të arrestuar

Shqipëria

Operacioni madhor në Itali, zbardhen identitetet e 9 shqiptarëve të arrestuar

Më: 1 mars 2018 Në ora: 15:33
Ilustrim

Një operacion i madh i policisë italiane ka vënë në pranga 25 persona, si pjesë e bandës së madhe të trafikut të drogës nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni është finalizuar me ndihmën e policisë në Catanzaro, në bashkëpunim me agjencitë përkatëse në Romë.

Në pranga janë vënë 25 vetë, mes të cilëve edhe 3 kapot e bandës, përgjegjës për trafikun e 5 ton marijuanë nga Shqipëria.

Detaje për arrestimet nuk ka ende, pasi policia italiane ka paralajmëruar një konference për mediat gjatë orëve në vijim.

Po ashtu janë zbuluar identetitete e nëntë shqiptarëve të arrestuar që janë:

Indrit Buja, 37vjeç,

Elvis Hajdini, 25 vjeç;

Shefik Muho,34 vjeç,

Vladimir Leskaj, 34 vjeç,

Adrian Licaj, 34 vjeç,

Vilson Nelaj, 34 vjeç;

Astrit Paskali, 45 vjeç;

Alban Sinani, 34 vjeç;

Gentian Sulejmani, 41 vjeç;

Luan Tahiraj, 39 vjeç;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat