Negociatat me Greqinë, Meta pret nesër në Presidencë Komisionin e Jashtëm

Shqipëria

Negociatat me Greqinë, Meta pret nesër në Presidencë Komisionin e Jashtëm

Më: 1 mars 2018 Në ora: 16:10
Presidenti Meta pritet të japë informacione lidhur me takimet me ministrin e Jashtëm Bushati.

Presidenti Ilir Meta mësohet se do të zhvillojnë nesër një dëgjesë me anëtarët e Komisionit të Jashtëm sa i takon negociatave me Greqinë.

Takimi pritet të zhvillohet paraditen e nesërme rreth orës 08:15, ku Meta pritet të diskutojë me deputetët lidhur me hapat e deritanishëm për marrëveshjen me detin. Presidenti Meta pritet të japë informacione lidhur me takimet me ministrin e Jashtëm Bushati.

Një ditë më parë, Bushati i thirrur në një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar për politikë të jashtëm, tha se Presidenti jep autorizimin, por plotfuqishmërinë e ka ministri i Jashtëm për negociatat për detin.

Deputeti demokrat Tritan Shehu tha se “deputetë janë të kënaqur për zgjidhjen që u gjet për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat