Rama nga Sofja: S’na ndihmuan partnerët, kokainën e kapëm vetë

Shqipëria

Rama nga Sofja: S’na ndihmuan partnerët, kokainën e kapëm vetë

Më: 1 mars 2018 Në ora: 16:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, komenton nga Sofja, në Bullgari, ku po merr pjesë në një tryezë të Kryeministrave të rajonit, sekuestrimin në portin e Durrësit të 613 kilogramëve kokainë.

Ai tha se ngarkesa, ishte sasia më e madhe e e kapur ndonjeherë nga pala shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, komenton nga Sofja, në Bullgari, ku po merr pjesë në një tryezë të Kryeministrave të rajonit, sekuestrimin në portin e Durrësit të 613 kilogramë kokainë.

Ai tha se ngarkesa, ishte sasia më e madhe e kapur ndonjëherë nga pala shqiptare.

“Droga ka kaluar në portet e Bashkimit Europian dhe faktikisht i ka shpëtuar kontrolleve. Ashtu sikundër ishte po kaq e rëndësishme edhe vetëdija dhe nënvizimi i kësaj vetëdijeje se ky ishte një operacion mirëfilli i agjencive tona ligjzbatuese, pa, në këtë rast, një sinjalizim nga partnerët. Është krejt e natyrshme që ne të punojmë vijimësisht me partnerët. Është krejt e natyrshme që operacionet të jenë fryt i bashkëpunimit me partnerët, por në këtë rast është treguar gatishmëri dhe integritet i lartë i vetë forcave tona, të angazhuara në luftën kundër trafiqeve. Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është gatishmëria e lartë e forcave tona në terren në këtë përballje të fortë kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të çdo lloji”, u shpreh Kryeministri

Ai shtoi se është e qartë se faza e parë e mbyllur me sukses, për ta çrrënjosur kanabisin, tanimë ia ka lënë vendin fazës së dytë, ku lufta vjen duke u përshkallëzuar, gatishmëria duke u rritur dhe aftësitë e agjencive a ligjzbatuese, duke u provuar në terren me rezultate konkrete. ?

Rama deklaroi se pritet një rekomandim pozitiv nga Bashkimi Europian dhe më tej edhe një përgjigje pozitive nga vendet anëtare, për çeljen e negociatave.

Ishte pikërisht në kuadër të arritjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar, që Kryeministri Edi Rama përmendi dhe sekuestrimin e sasisë rekord të kokainës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat