Vasili: Paratë e drogës po trondisin kursin e këmbimit të euros në Shqipëri

Shqipëria

Vasili: Paratë e drogës po trondisin kursin e këmbimit të euros në Shqipëri

Më: 1 mars 2018 Në ora: 18:03
Vasili

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili reagoi sërish për situatën e drogës në Shqipëri.

Vasili shkruan se qindra milionë lekë të drogës që po qarkullojnë në vendin tonë kanë sjellë edhe një çoroditje të kursit të këmbimit të euros.

“Qindra milionet e droges trondisin kursin e euros ,Prokuroria nuk i sheh....Kjo ishte reforma ne drejtesi???

Prokurori i antimafias Nicola Grattieri deklaron qarte qe Shqiperia eshte vend i perfshire nga droga dhe parate e droges blejne zgjedhjet dhe jane futur ne bisnesin e ndertimit.

Ne Shqiperi eshte tronditur kursi i euros per shkak te qindra milion euro te droges qe futen ne bisnese ndertimi mu ne mes te Tiranes”, shkruan Vasili.

Sipas tij milionat e drrogës janë futur në biznesin e ndërtimit në Tiranë, por nga ana e prokurorisë nuk ka asnjë reagim në lidhje me këto zhvillime.

“Fakt shume i qarte dhe shkaterrues per shoqerine ,ekonomine dhe demokracine shqiptare,qe e sheh cdo shqiptar, nga ekonomistet e deri tek qytetari me i thjeshte

Prokuroria "cuditerisht" nuk e sheh,nuk leviz gishtin,ben sikur merret me gjithshka, por jo me kete.

A mos jane futur parate e droges kembekryq edhe ne prokurori dhe ja kane lidhur duart e i kane mbyllur syte.Sepse kullat e parave te droges nuk ka nevoje as ti hetosh pasi shihen edhe dritaret e prokurorise.

Kjo heshtje eshte kriminale sa edhe vete droga”, shprehet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat