Izet Haxhia sulmon Klosin: Ju tregoj emrat që morën vendimin për eliminimin e Haklajve

Shqipëria

Izet Haxhia sulmon Klosin: Ju tregoj emrat që morën vendimin për eliminimin e Haklajve

Më: 2 mars 2018 Në ora: 20:00
Izet Haxhia dhe Fatos Klosi

Izet Haxhia do të ekstradohet drejt Shqipërisë, por ardhja e tij në vendin tonë ka trazuar shumë shpirtra. Është vënë re nisja e një konflikti dhe sulmi që i është bërë Haxhisë hapur nga Fatos Klosi.

Ish-kreu i SHIK është shprehur se Haxhia duhej t'i kishte nxjerrë informacionet e tij kohë më parë, në kohën kur zhvillohej gjyqi për Azem Hajdarin dhe jo tani, pasi këto dëshmi nuk do të shërbejnë për asnjë gjë.

Këto deklarata prej ditësh kanë shkaktuar përplasje virtuale me akuza dhe kundërakuza mes Klosit dhe Haxhisë.

Në një prononcim për "Pamfleti", Izet Haxhia sqaron arsyen pse Klosi është aktivizuar me sulme ndaj tij, teksa paralajmëron  se çështja Hajdari do të rihapet dhe se më në fund ka garancinë të dëshmojë përballë një drejtësie që nuk është e kapur.

Pas vendimit për ekstradimin tuaj drejt Shqipërisë, ka nisur një përplasje virtuale mes jush dhe ish kreut të SHIK, Fatos Klosi. Qartazi duket një konflikt i mbartur mes dy njerëzve që kanë shumë informacione…

Në fakt konflikti ka lindur që kur Klosi ishte “de facto” në krye të grupit të prokurorëve të çështjes Hajdari. Pasi ata prokurorë shumicën e kohës e kalonin tek zyrat e SHIK-ut që drejtohej asaj kohe nga Fatos Klosi, ndërsa në darkë takoheshin tek Kartodromi i trafikantit të drogës Miri i Xhikes, ku i ‘qeraste ‘ Klosin e prokurorët e çështjes Hajdari me Moldavjanët që i kishte për miq të veçante. Më vonë kur u bë arrestimi i vëllezërve të mijë për çështjen Hajdari, Klosi është munduar me anë të tretëve të hyjë në kontakt me mua që të dëshmoja kundër Berishës në çështjen Hajdari, dhe për këtë dëshmi unë do të shpëtoja vëllezërit dhe veten nga burgu. Këtë ofertë të ndyrë e kam refuzuar në mënyrë kategorike. Nga ana tjetër Klosi si një dhelpër e vjetër e edukuar dhe e stërvitur në kuzhinat e shërbimit sekret Bullgar dhe KGB ruse kishte mbaruar edhe operacionin për zhdukjen e Haklajve në bashkëpunim me njerëzit e Berishës në Tropojë. Nga ana tjetër Klosi hiqej si mik i Haklajve dhe mbante kontakte me ta nëpërmjet babait të Jaho Mulosmanit dhe vetë Jahos. Nga ana tjetër ndërtonte central telefonik tek shtëpia e hasmëve të Haklajve duke ju siguruar edhe mjet logjistike të vëzhgimit, armatimit dhe bomba të telekomanduara për komandën që ishte ngarkuar të eleminonte Haklajt. Edhe vrasja e dy punonjësëve të OSBE-s në Tropojë në 1999 u bë sepse u zbulua nga Haklajt që këta kishin instaluar centralin telefonik të Klosit tek shtëpia e hasmëve të Haklajve në malin sipër fshatit Luzhe. Pra ky është Fatos Klosi i vërtetë që nga një anë u hiqej si miq Haklajve, nga ana tjetër ndihmonte komandon që vrau Haklajt.

Ju pretendoni se Fatos Klosi së bashku me klikën e kohës kanë tentuar eliminimin tuaj? Ku bazoheni?

Në fakt vendimi për vrasjen e Haklajve dhe tonën u mor në dhjetor 1998 në marrëveshjen e Rognerit, mes Berishës, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës. Pasi u hap gjyqi i çeshtjes Hajdari ku u akuzuam unë dhe dy vëllezërit e mijë, Klosi bashkë me Berishën në anën tjetër kanë qenë me aktivet në gjetjen e dëshmitarëve të rremë për që t’na akuzojnë ne si vëllezër. Por kur Klosi pa që ky gjyq po shkonte drejt dështimit thirri në ndihmë Jaho Mulosmanin, të strehuar nga frika në Kosovë, tek miqtë e Klosit dhe grupit të Rognerit. Pasi ja dërguan familjen në Amerikë dhe i premtuan se do të denohej jo më shumë se dhjetë vjet burg, Mulosmani në dëshminë e tij në polici të hartuar nga Klosi dhe të tijët thoshte se po të mos kishte qenë ?zert Haxhia, Azem Hajdari do ishte gjallë. Por në gjygjin e bërë Mulosmani heshti duke mos folur asnjë fjalë dhe sot e kësaj dite nuk ka guxuar të flasë për ato që di dhe për lidhjet e tij me Klosin dhe grupin e Rognerit.

Pse mendoni se po iu sulmon pikërisht tani Fatos Klosi?

Por aktivizimi i Klosit me deklarata kundër meje dhe fjalë fyese si burracak, sikur unë dua të jem në qendër të vëmendjes erdhi pas deklaratës time të bërë në media pas vendimit të gjykatës turke për ekstradimin, se organizatorët e vrasjes së Hajdarit është Grupi i Rognerit, ZEKA ME DAJEN dhe Klosi si miku i tyre . Kjo e turbulloj Klosin sepse ai kujtonte që kjo gjë nuk dihej dhe vetëm kishte pasur përshpëritje në lidhje me këtë të harruara tashmë. Pasi Berisha dhe Klosi e quajnë të mbyllur njëherë e mirë çështjen Hajdari. Nga frika e ekstradimit tim dhe përballjes time me të në gjykatë, Klosi si një mashtrues i rafinuar po përpiqet ti mbushe mendjen opinionit se çështja Hajdari nuk mund të hapet se unë e kam humbur shansin për të folur se duhej të flisja atëherë kur donte Klosi e si të donte Klosi përpara një grupi prokurorësh e gjykatësish që ishin të gjithë të zgjedhurit e Klosit, por unë i them këtij manipulatori se do vije dita që do të përballemi me ty dhe Berishën në gjykatë. Ti si organizator i vrasjes së Hajdarit dhe Berisha si nxjerrësi në pritë i Hajdarit. Keni pak durim profesori i vrasjeve me rrezatim radioaktive …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat