Grabitja/ Autorët në gjyq, rrëfehet ai që vrau fierakun: Unë di që gjërat…

Shqipëria

Grabitja/ Autorët në gjyq, rrëfehet ai që vrau fierakun: Unë di që gjërat…

Më: 5 mars 2018 Në ora: 09:51
Ilustrim

Autoret e grabitjes ne Fier me pasoje vrasjen e Agur Vernozit dhe plagosjen e pronarit te pikes se kembimit valotur kane dale sot para gjyqit.

Autori i dyshuar për vrasjen e Agur Vrenozit gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor në qytetin e Fierit, ka deklaruar para hetuesve se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë.

Lulzim Demiraj, 43 vjeç, nga fshati Vajzë në Vlorë, shkoi për të grabitur mesditën e së premtes dyqanin “Exchange” të 64-vjeçarit Gëzim Hoxha. Në momentin që po detyronin të moshuarin t’u dorëzonte paratë, ndërhyri për t’i ardhur në ndihmë 54-vjeçari Vrenozi.

Por, ky i fundit u qëllua me plumb në kokë me kallashnikov dhe ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spital. Grupi hetues dyshon se personi që ka shkrehur armën është pikërisht 43-vjeçari nga Vlora.

Por, vetë Lulzim Demiraj ka thënë për hetuesit gjatë marrjes në pyetje se, bashkë me dy të arrestuarit e tjerë, Zini Fyraj, 37 vjeç banues në Sevaster, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç banues në Zhupar, Fier, kishin për qëllim vetëm grabitjen e pikës së këmbimit valutor për shkak të gjendjes ekonomike dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur, pasi situata u doli nga kontrolli.

“Nuk e kam qëlluar unë. Nuk mbaj mend se si ndodhi. Unë di që gjerat ndodhën shpejt. Ne nuk kemi shkuar atje me qëllim të lëndonim ndonjë. Situata erdhi ashtu dhe nuk e mbaj mend se si ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Lulëzim Demiraj, i cili është shprehur i penduar në sytë e hetuesve.

Edhe Zini Fyraj, i cili bashkë me 43- vjeçarin hynë në pikën “Exchange”, ka deklaruar se është detyruar të kryejë grabitje, pasi gjendet në vështirësi ekonomike. 37-vjeçari nga Vlora rezulton se është arrestuar dhe në korrik të vitit 2017 për vjedhje, por në rrethana krejt të paqarta ka rifituar lirinë.

Dalja e tij nga burgu erdhi për shkak se nuk faktohej me prova përfshirja e tij në një vjedhje të ndodhur më 30 qershor në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit, disa persona mes të cilëve dhe Fyraj, i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B. 4000 euro.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha, pronari i pikës “Exchange”, ndodhet ende në gjendje të tronditur nga ngjarja. Fqinjët e tij shprehen se 64-vjeçari ka pësuar goditje të rëndë psikologjike bashkë me të shoqen, sidomos kur kanë marrë vesh për vdekjen e Vrenozit. Ndërkohë, ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për tre autorët e grabitjes së përgjakshme në Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat