Maskat rrëmbejnë kasafortat e bizneseve

Shqipëria

Maskat rrëmbejnë kasafortat e bizneseve

Më: 5 mars 2018 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Radha e Korçës për tu dorëzuar ndaj bandave të armatosura, tre biznese dorëzojnë 7 mln lekë. Për një orë tri fabrika sulmohen dhe shkatërrohen, vetëm në njërën gjenden para. Risia e sulmeve të maskave janë kasafortat. Policia mbledh gjurmët po asnjë i arrestuar

Maskat e armatosura nuk kanë të ndaluar. Tashmë duket se veprojnë si një ushtri e mirëfilltë ndërsa dalin në rrugë dhe ua hyjnë bizneseve mbarë për të bërë të mundur gjetjen e parave. Pas Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Fierit, Delvinës, Malësisë së Madhe radhën e ka Korça. Mëngjesi i djeshëm ka qenë një “minë me sahat” për policinë e cila është nisur për në një vend ngjarje pa e ditur se në fakt ishin sulmuar në harkun kohor të një ore tri biznese njëra pas tjetrës. Ndërkohë që në dy prej sulmeve të maskave policia ka pak të dhëna, në njërin për fat ka reaguar e zonja e shtëpisë e cila ka ndjerë t`i hapet dera e ballkonit. Në fakt maskat para kishin hyrë në aktivitetin privat të familjes por pa mundur të gjenin gjë dhe ndaj për të mos shkuar duar bosh ata kanë mësyer shtëpinë. Por aty mësohet se është ngritur menjëherë i zoti i shtëpisë, ka marrë armën dhe ka bërë të mundur zmbrapsjen e grabitësve të cilët kanë mundur të largohen dhe në atë rrugë kanë sulmuar edhe një fabrikë përpunimi qumështi. Aty thuhet se kanë rrëmbyer 7 milion lekë. Kanë prishur gjithë sistemin e kamerave, akt që e kanë kryer edhe në hyrjen e parë që thuhet se ishte një fabrikë mjalti. Por ka dyshime që maskat të kenë lënë gjurmë në vendin e ngjarjes jo të pakta ndërkohë që policia përgjatë gjithë natës duke zbardh e diela dhe për gjatë gjithë të djeshmes kanë qenë në kërkim të gjurmëve të tyre. Në fabrikën e qumështit të grabitur mësohet se policia ka marrë në pyetje rojën e objektit, roje që me sa duket ka qenë në gjumë deri orës 8, ose policia ka dyshim që ai edhe mund të jetë kërcënuar me jetë dhe e ka të pamundur të tregojë për atë që ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat