Konferenca në Uashington/ Guatemala zhvendos Ambasadën e saj në Jeruzalem, po Edi Rama ç’do të bëjë...

Shqipëria

Konferenca në Uashington/ Guatemala zhvendos Ambasadën e saj në Jeruzalem, po Edi Rama ç’do të bëjë...

Më: 5 mars 2018 Në ora: 19:28
Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales

Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, ka thënë se ambasada e këtij vendi që gjendet në Tel  Aviv, do të zhvendoset në Jerusalem në maj të këtij viti.

Morales, një aleat i ngushtë i presidentit të SHBA, Donald Trump, tha në konferencën e Komitetit Izraelite-Amerikane të Çështjeve Publike (AIPAC) që u zhvillua në SHBA, ku i pranishëm ishte edhe Edi Rama, se "unë do të doja të falënderoja presidentin Trump që udhëhoqi rrugën. Vendimi i tij na ka inkurajuar të bëjmë atë që është e drejtë".

Kryeministri Edi Rama në këtë konferencë tha se marrëdhënia e Shqipërisë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer.

“Kmi një projekt për të ndërtuar një qendër kulturore për miqësinë shqiptaro-izraelite në zemër të Tiranës, kryeqytetit tonë dhe për këtë kemi angazhuar Daniel Libeskind, që është autori i madh i muzeut hebraik në Berlin, që po punon me ne për këtë projekt. Ne duam që në këtë qendër të tregojmë historinë e marrëdhënieve tona për fëmijët tanë, por edhe për fqinjët tanë. E ndërkohë do të doja shumë të shihja një binjakëzim të kësaj qendre të ndërtuar në Jerusalem, ku të gjithë njerëzit e të gjithë feve dhe besimeve të mund të mësojnë historinë e jashtëzakonshme se përtej çdo feje e besimi, shqiptarët i panë hebrenjtë si njerëz ndaj njerëzish”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Guatemala ishte një nga vendet që në OKB votoi kundër rezolutës së paraqitur nga Turqia dhe Jemeni në OKB, dhjetorin e kaluar,  përmes të cilës i bëhej thirrje Presidentit Trump të tërhiqej nga vendimi për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jeruzalem.

SHBA ka deklaruar se zhvendosja e Ambasadës do të realizohet në kuadër të 70 vjetorit të krijimit të shtetit izraelit.

Po Edi Rama çfarë do të bëjë me Ambasadën shqiptare në Izrael?

Në OKB vota e Shqipërisë ishte pro rezolutës së paraqitur nga Turqia dhe Jemeni.  Ministria për Europën dhe Politikën e Jashtme shpjegoi se “vota jonë në OKB reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzaleminbazuar në një numër të konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat