Kokaina e kapur në Durrës, agjentët e DEA-s amerikane zbarkojnë në port

Shqipëria

Kokaina e kapur në Durrës, agjentët e DEA-s amerikane zbarkojnë në port

Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:55
DEA

Katër agjentë të antidrogës amerikane, DEA, kanë zbarkuar në portin e Durrësit pak ditë pasi aty u kap një sasi rekord kokaine e ardhur nga Kolumbia.

Gazetari i Panorama në Durrës, Leonidha Musai raporton se agjentët kanë ardhur nag Greqia, ku ndodhet edhe qendra e Anti-drogës amerikane për rajonin e Ballkanit.

Mësohet se ata kanë marrë informacion për operacionin e fundit të Policisë dhe Doganave si dhe kanë ndjekur të gjithë procedurën e ndjekur në rastin e pak ditëve më parë.

Autoritetet shqiptare deklaruan pas operacionit se nuk ishin informuar nga asnje vend partner per ngarkesen qe do te vinte ne portin e Durresit. Nderkohe qe dje ministri i Mbrojtjes i Kolumbise, Luis Carlos Villegas teksa ka qene duke folur gjate vizites ne bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, ka permendur mes te tjerash operacionin e madh te finalizuar ne Shqiperi, ku u kapen 613 kg kokaine e ardhur nga Kolumbia.

Ai theksoi se forcat e sigurisë kolumbian vazhdojnë të përballen me forcë për fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupeve të organizuara të armatosura si ELN, grupet e mbetura të FARC-ut dhe “Clan del Golfo”.

“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar per një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare per kapjen e 613 kilogramë kokainë nga bandës kriminale “Gulf klan” te cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, ne Shqipëri, më 2 mars. Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni qe e la Kolumbi në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte ne disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua”.

Sipas tij, droga u “kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontejnerin dhe gjeti drogen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat