Urdhri për lirimin nga detyra të Rovena Gashit, avokati: Pa motivacion

Shqipëria

Urdhri për lirimin nga detyra të Rovena Gashit, avokati: Pa motivacion

Më: 6 mars 2018 Në ora: 15:00
Rovena Gashi

Në seancën e sotme gjyqësore të Rovena Gashit ndaj kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku, jane lexuar konkluzionet e para.

Avokati i saj Çlirim Gjata tha: Urdhri për lirimin nga detyra të Rovena Gashit pa motivacion, urdhri ëdhtë nxjerrë jashtë kompetencës, i pa mbështetur në ligj. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshem s’i ka këto kompetenca.

Padia 

Më 29 dhjetor të vitit të shkuar, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e shkarkoi Gashin nga drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Por Gashi nuk e ka pritur aspak mirë këtë lëvizje, dhe më 8 janar 2018, ka bërë padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e urdhrit të Kryeprokurores Arta Marku.

Në kërkesën e saj, ajo ka hedhur akuza të forta ndaj Markut, duke pretenduar se shkak i lëvizjes, ka qenë kërkesa drejtuar KQZ-së, për heqjen e mandateve të dy deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica. Gashi, në padinë drejtuar Gjykatës Administrative, jep gjashtë arsye pse duhet pezulluar urdhri i Markut për lëvizjen e saj.

Ajo madje zbulon edhe bisedën me Arta Markun përpara shkarkimit dhe në momentin kur iu komunikua lëvizja. Sipas Gashit, Kryeprokurorja e Përkohshme i ka thënë se dërgimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të vendimeve të Sektorit të Verifikimit të Integritetit në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë, në lidhje me rezultatet e verifikimit për deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqiperisë, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica, pa u konsultuar paraprakisht me të dhe pa firmën e saj, përbën shkelje ligjore dhe etike dhe për këtë qellim, do të lirohej nga detyra e drejtorit të kësaj drejtorie.

Gjithashtu, vetë Gashi justifikohet në kërkesën e saj, se ajo është konsultuar me kryeprokuroren e përkohshme, por kjo e fundit i ka thënë sipas saj: “Nuk kam kohë tani sepse kam shume punë. Informacionin ma dërgo me shkrim”.

Gashi thotë në padinë drejtuar Gjykatës Administrative, se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, nuk ka të drejtë të miratojë ose të ndryshojë organikën e Prokurorisë. Sipas Gashit, emërimi i saj në krye të Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë është bërë në bazë të urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilat janë ende në fuqi dhe se Kryeprokurorja e përkohshme, nuk mund të shkarkojë sipas kompetencave të Kryeprokurorit të përgjithshëm. Gashi shton më tej se shkarkimi i është komunikuar më 29 dhjetor 2017, në orën 17:00, pra, jashtë orarit zyrtar, dhe se në të nuk kishte asnjë arsyetim për lëvizjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat