Tirana dhe Durrësi nën pushtetin e ujit, rëndohet situata në autostradë

Shqipëria

Tirana dhe Durrësi nën pushtetin e ujit, rëndohet situata në autostradë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 20:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pasditen e sotme territorin e vendit, kanë shkaktuar përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës, dhe qytetin bregdetar.

Mësohet se prani uji ka në dy anët e rrugës, ndërkohë që është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi i automjeteve.

Në Durrës, qytetarët dhe tregtarët raportojnë se përveç rrugëve të bllokuara, uji ka depërtuar edhe brenda bizneseve në katet e para të ndërtesave.

Të gjitha zonat kryesore të qytetit, shëtitorja Taulantia, rruga “Aleksandër Goga”, zona tek stacioni i trenit, lagja nr.13, Shkozeti janë të gjitha nën ujë.

Nuk është hera e parë që autostrada Tiranë-Durrës përmbytet, ku më e rënda ishte ajo e ndodhur në fund të vitit 2017, që shkaktoi një dëm të madh në biznese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat