“S’ka parti që ju mbron”: Edi Rama shkarkon drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit

Shqipëria

“S’ka parti që ju mbron”: Edi Rama shkarkon drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit

Më: 6 mars 2018 Në ora: 22:38
Shërbimi Kombëtar

Kryeministri Edi Rama shkarkon Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili i ka komunikuar vendimin pasditen e kësaj të marte, gjatë një takimi në sallën e Hartave të Kryeministrisë.

Në vend të Mickos, Rama ka emëruar Elira Çaushin, aktualisht punonjëse në Kryeministri. Gjithashtu, të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe 12 drejtorëve rajonalë të punësimit. Rama ka qenë i prerë me ta kur u ka kërkuar të punësojnë sa më shumë qytetarë, duke iu lënë si afat muajin prill.

“S’ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndermjetesoni me bizneset punesoni njerezit se vendet bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht“, iu është drejtuar Rama drejtorëve rajonë të shërbimit kombëtar të punësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat