Kryemadhi: 7 marsi, të luftojmë që mësuesit të jenë larg kapriçove të politikës

Shqipëria

Kryemadhi: 7 marsi, të luftojmë që mësuesit të jenë larg kapriçove të politikës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:15
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në urimin e saj për mësuesit thotë se kjo është ditë motivimi për të luftuar që mësuesit në Shqipëri të kenë paga më të larta dhe kushte më të mira, të jenë larg çdo ndikimi të politikës, për të pasur të rinj të formuar sa më mirë.

“Për mësuesit e sotëm, që përtej çdo pengese dhe keqtrajtimi politik ende kanë durimin dhe dëshirën për të edukuar brezat e rinj, për ata edukatorë që në klasa të tejmbushura gjejnë kohën dhe vullnetin të kujdesen për fëmijët me nevoja speciale. Sot është dita e tyre dhe lulet nuk mjaftojne për të shprehur mirënjohjen ndaj tyre, madje as një status në Facebook apo urimet e politikanëve. Të gjithë ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, që një ditë si kjo të shërbejë si motivim që të përpiqemi, përballemi me problematikën dhe të luftojmë që mësuesit në Shqipëri të kenë paga më të larta dhe kushte më të mira, të jenë larg ndikimit dhe kapriçiove të politikës, për të patur të rinj të formuar sa më mirë”, shkruan Kryemadhi.

Një urim i veçantë i znj. Kryemadhi dhe për ata mësues të cilët gjatë diktaturës nuk bën dallime mes fëmijëve të të persekutuarve. “Për ata mësues që përveç detyrës, ndihmuan dhe sakrifikuan edhe gjatë diktaturës për të mos bërë dallime mes fëmijëve të të persekutuarve, që u ngritën mbi çdo vështirësi dhe kapërcyen pengesat ideologjike për të qënë modeli i fëmijëve në jetë”, vijon kryetarja e LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat