Një amerikan që jeton në Gramsh, ja kush është

Shqipëria

Një amerikan që jeton në Gramsh, ja kush është

Më: 8 mars 2018 Në ora: 07:25
Abbot Sperin

Abbot Sperin është shtetas amerikan i cili ka rreth një vit që jeton në Gramsh. Ai ka qenë infermier në ushtrinë amerikane për 6 vite, ku ka bërë edhe trajnime në fushën e mjeksisë.

Gjithashtu, Abi (Siç e thërrasin këtu në Gramsh) është pjesë e një organizate humanitare e quajtur “Korpusi i paqes” e cila financohet direkt nga SHBA. Djaloshi 27-vjeçar ka shumë miq në Gramsh, dhe e do shumë këtë qytet. Origjina e tij është nga Georgia (Xhorxhia), Clarkesville ku është diplomuar për shkenca politike dhe filozofi.

Megjithëse në fillim e ka patur të vështirë për të mesuar shqip ai tashmë flet shumë mirë, ku nuk i mungojnë shume miqë dhe shokë shqiptarë.

Puna që ai bën këtu në Gramsh është mjaft modeste por edhe tepër interesante. Gjithashtu ai ka përshtypje të mirë për shqiptarët ku i vlerëson si mikpritësa dhe miqësor por i pëlqen edhe menyra sesi ata e njohin njëri-tjetrin.

Abit i pëlqejnë shumë edhe natyra, ku ka vizituar shumë vende piktoreske të Gramshit, ndërsa përsa i përket mësimdhenies tek puna e tij, atij i pëlqen mënyra sesi shpjegon ndryshe nga ajo tradicional. Për Abin kjo është një eksperiencë e re për kulturën shqiptare ku ai tashmë ndihet shumë mirë këtu dhe kënaqet shumë më ushqimin e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat