2 miliardë dollarë në dispozicion, Rama ka një ftesë për fermerët - Bota Sot
2 miliardë dollarë në dispozicion, Rama ka një ftesë për fermerët

Shqipëria

E hënë, 24 shtator 2018

2 miliardë dollarë në dispozicion, Rama ka një ftesë për fermerët

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:05
Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një lajm të mirë për fermerët.

Ai bën një ftesë për të gjithë fermerët që të përfitojnë nga fondi 2 miliardë lekë, për zhvillimin e tokës.

Bëhet me dije se aplikimi ka nisur në 28 shkurt dhe zgjat deri më 28 mars.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët që përmes projekteve të përfitojnë nga fondi mbi 2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës vetëm për këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë. Për më shumë rreth programit tonë kombëtar të mbështetjes për bujqësinë dhe se si çdo fermer mund të përfitojë prej të gjitha skemave mbështetëse, klikoni në www.azhbr.gov.al”, shkruan Rama në Facebook.

Në videon më poshtë gjeni dhe më shumë detaje lidhur me këtë fond.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test