Avokati i stomatologes do nxjerrë përgjimin: Si po e detyrojnë Olesian, zyrtarët e përfshirë në ‘krim’

Shqipëria

Avokati i stomatologes do nxjerrë përgjimin: Si po e detyrojnë Olesian, zyrtarët e përfshirë në ‘krim’

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:25
Arben Llangozi

Pasi foli per “peshqit e medhenj” qe fshihen pas ceshtjes se klientes se vet, stomatologes Olesia Duka, e arrestuar pas denoncimit per mashtrim, avokati i saj, Arben Llangozi ka dale sot me nje njoftim te forte.

Ai ben me dije se disponon nje videoregjsitrim, se si, klientja e tij, Duka, po detyrohet nga prokurori te bashkepunoje, ne menyre qe te mos dalin emra te rendesishem te perfshire.

Reagimi i avokatit 

Mbani frymen: Sonte del përgjimi i parë qe prokurori ka infiltruar njerëz në burg duke detyruar Olesian të bashkëpunojë me prokurorin për të mos shkuar gjerat më thellë. Kujt i intereson ky bashkëpunim, prokurorit apo Olesias?

Mbrëmjen e sotme do të ndiqni në “News 24” bisedën live se si prokuroria Durrës dhe me saktë prokurori Madrit Kullolli infiltron  avokat dhe persona të tjerë me të vetmin qëllim largimin nga mbrojtja të avokateve të STUDIO LIGJORE “JURISPRUDENCA”.

Do çuditeni: Prokurorë të cilët duan të mbulojnë dhe ndihmojnë krimin, pasi oficeri i çështjes Leonard Qorri është mik dhe shok me Ardian Hoxhën, që punon në portin e Durrësit dhe sëbashku janë gjobëvënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat