Basha: Sot jam me mendje tek nënat që s’kanë me çfarë i ushqejnë fëmijët

Shqipëria

Basha: Sot jam me mendje tek nënat që s’kanë me çfarë i ushqejnë fëmijët

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:39
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka vendosur ta kalojë pranë grave në nevojë ekonomike.

Ai këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku edhe ka uruar të gjitha gratë.

Postimi i kryet të PD, Basha

“Në ditën ndërkombëtare të gruas dua t’u uroj të gjitha vajzave dhe grave sa më shumë suksese dhe lumturi për veten e tyre dhe fëmijët. Sot disa prej grave dhe vajzave janë kënaqur me një lule, disa të tjera janë ngritur në protestë për më shumë të drejta. Ka gra që i kanë folur publikut nga konferenca luksoze, por ka shumë edhe nga ato gra që janë pa asnjë ndihmë.

Sot me mendje jam me të gjitha nënat që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët e tyre. Jam me Marijen në Kamëz, kryefamiljare e përjashtuar nga ndihma ekonomike, që mban fryëmën gjallë me gjysmë thesi miell.

Jam me Mirelën, nënën e Maristelës në Vorë, që nuk kishte më para për të blerë ilaçet për vajzën e sëmurë rëndë me azëm, sepse i kishin hequr të drejtën e ndihmës ekonomike.

Jam me Dritën në Kavajë, që kishte çuar të dy fëmijët pa ngrënë në shkollë, sepse emri i saj nuk ishte më në listën e ndihmës ekonomike.
Sot jam me Valentinën në Obot të Shkodrës, e cila, përveç heqjes nga ndihma ekonomike, tani vuan edhe përmbytjen e shtëpisë.

Në mendje sot kam edhe Anitën nga Tirana, nënën që rri në rradhë tek spitali onkologjik, por jo gjithmonë merr kurën e duhur, sepse ilaçet mungojnë.
Në mendje kam çdo nënë dhe grua që nuk ia del dot të mbyllë muajin, çdo grua që dhunohet, çdo grua që fle dhe zgjohet me brengën për fëmijën e paushqyer!
Çdo dhimbje e tyre është motiv për mua që të bëj gjithçka për ta ndryshuar këtë realitet!”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat