Institucionet e reja të Drejtësisë KED mblidhet në datën 19 mars

Shqipëria

Institucionet e reja të Drejtësisë KED mblidhet në datën 19 mars

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:53
Artan Broci

Anëtari i Gjykatës së Lartë Artan Broci njëherazi kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi thërret mbledhjen e parë të KED në datën 19 mars ora 10:00.

Sipas një njoftimi publik shpërndarë nga Gjykata e Lartë sqarohet se z.Broci ka njoftuar për këtë mbledhje dhe anëtarët e tjerë përfshirë dhe avokatin e popullit pjesëmarrja e të cilit është e domosdoshme.

ImageBroci është zgjedhur si anëtar i KED-s më datë 1 Mars 2018 dhe me këtë përzgjedhje ai është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Mbledhja e parë e KED do të zhvillohet pranë gjykatës së lartë ndërsa pritet që në këtë mbledhje të shqyrtohet dhe lista e presidentit më 19 kandidatë për garën e përzgjedhjes për t'u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa më herët, anëtarë të komisionit të ligjeve nga Partia Socialiste kanë deklaruar se KED s'mund të mblidhet pasi anëtarët e saj nuk kanë kaluar Vettingun.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat