Deputeti i PD ironizon Vlahutin dhe Mogherinin: Nuk sheh trarin që ke në kurriz, por qimen te tjetri...

Shqipëria

Deputeti i PD ironizon Vlahutin dhe Mogherinin: Nuk sheh trarin që ke në kurriz, por qimen te tjetri...

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:58
Deputeti demokrat Myslim Murrizi

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka ironizuar zyrtaren e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Ambasadoren Romana Vlahutin, pas lajmin se mbesa e Mogherinit është arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Itali.

“Ishalla nuk e deklaron në formular se e kap VETINGU.

Apo nën kujdesin e vartëses së Saj në Tirane, zj Romana më duket se nuk janë përfshirë në veting nipër dhe mbesa.

Populli jonë ka një shprehje për të tilla raste:

Sheh qimen tek tjetri, dhe nuk sheh trarin në kurriz të vet.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që mbesa e ministres së Jashtme të BE kapet me kokainë.

S’ke çi bën! Kur të pihet të pihet, qejfi bëhet ves dhe vesi del me shpirtin”, shkruan Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat