Mblidhet Kryesia e PD/ Basha propozon ngritjen e një grupi proaktiv: Ja anëtarët që propozohen dhe misioni...

Shqipëria

Mblidhet Kryesia e PD/ Basha propozon ngritjen e një grupi proaktiv: Ja anëtarët që propozohen dhe misioni...

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:53
Mbledhja e Kryesisë së PD-s

Mbledhja e Kryesisë së PD-së ka nisur në orën 17:00, ndërsa ajo është thirrur nga kreu demokrat Lulzim Basha në përfundim të analizës që është bërë në të gjitha degët, për t’i hapur rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Të pranishëm në mbledhje janë edhe kritikët e kryetarit Basha, Endira Bushati, Arben Imami e Sherefedin Shehu.

Në fillim të mbledhjes, Kreu demokrat, Lulzim Basha është shprehur se çdokush që ka dëshirë të kontribuojë do të ketë hapësirën totale në këtë proçes.

Mediat kanë mësuar se Basha është shprehur se nuk do të ketë asnjë pengesë të asnje forme, qoftë edhe statuore në këtë drejtim.

Kreu demokrat në vijim ka kërkuar paraqitjen për vendimarrje të çdo propozimi që i shërben dhe kontribuon për fuqizimin e PD-së, sikundër do të ketë një kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e propozimeve.

Mësohet se Basha ka propozuar ngritjen e një grupi proaktiv, që për një periudhe dyjavore të mundësoje kontakte direkte me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

Media ka mësuar se kreu demokrat ka propozuar që ky grup të përbëhet nga Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Nënkryetarë të PD-së, Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, Genti Malko dhe Arben Imami, si dhe nga Sekretarët Enno Bozdo dhe Fabardh Kadilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat