Një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi sot në Tiranë

Shqipëria

Një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi sot në Tiranë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:50
Tiranë

Vajzat dhe gratë shqiptare janë mësuar që 8 Marsin t'a shohin më shumë si ditë feste se sa proteste për të vënë në vend të drejtat e tyre dhe sadopak përpjekje në këtë drejtim të bën shumë përshtypje.

E tillë ishte një protestë e organizuar sot, ndryshe nga herët e tjera, ku një grup grash nga organizata të ndryshme kanë parakaluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nën logon "Barazi dhe dinjitet".

Në pankarta shkruheshin kërkesa të ndryshme siç është zbatimi i urdhrave të mbrotjes për gratë e dhunuara apo ndalimi i martesave në moshë të vogël; më shumë mundësi arsimi apo punësimi, etj.

Protestat në këtë ditë janë të zakonshme në botë, por duke qenë se në Shqipëri ndodhi rrallë apo aspak, atëherë kjo mund të cilësohet një ngjarje e jashtëzakonshme për kryeqytetin shqiptar, prandaj këto gra duhen përgëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat