Marrëveshja për “Detin’, presidenti Meta flet pas takimit me Ramën: Duhet ta zgjidhim njëherë e mirë - Bota Sot
Marrëveshja për “Detin’, presidenti Meta flet pas takimit me Ramën: Duhet ta zgjidhim njëherë e mirë

Shqipëria

E mërkurë, 20 qershor 2018

Marrëveshja për “Detin’, presidenti Meta flet pas takimit me Ramën: Duhet ta zgjidhim njëherë e mirë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:16
Ilir Meta

Pas takimit të një ditë më arë me kryeministrin Rama në ambientet  e Presidencës, Ilir Meta ka komentuar sërish çështjen e negociatave me Greqinë.

I ftuar në “Real Story” Meta tha se na duhet ta zgjedhim njëherë e mirë këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme.

“Marrëveshja është e jashtëzakonshme sepse nuk ndodh gjithmonë të diskutohet territori, është e jashtëzakonshme sepse para një dekade u shpall e pavlefshme marrëveshja e vitit 2009. Na duhet ta zgjidhim një herë e mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe të pakontestueshme njëherë e përgjithmonë.

Jam në përmbushje të detyrës sime për shkak të Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, i cili nuk përcakton kriteret juridike për marrëveshje të tilla, apo për bërjen e një marrëveshje të re duke dhënë të gjitha argumentet. Gjykata Kushtetuese është si kushtetuta.

I pyetur nëse do t’a jap autorizimin, Presidenti tha se ajo që ai ka kërkuar që në fillim kanë qenë informacionet sipas vendimit të Kushtetutës. “Nuk kam thënë ndonjëherë që nuk jap autorizimin”, tha Meta. Të gjithë po e ndjekin këtë proces me shumë kujdes. Nuk ndikohem nga ato që thuhen në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test