Përplasje qeveri-presidencë, Meta: Asnjëherë nuk ka qenë problem presidenti, përveç … - Bota Sot
Përplasje qeveri-presidencë, Meta: Asnjëherë nuk ka qenë problem presidenti, përveç …

Shqipëria

E mërkurë, 26 shtator 2018

Përplasje qeveri-presidencë, Meta: Asnjëherë nuk ka qenë problem presidenti, përveç …

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:38
Meta

Presidenti i vendit Ilir emta i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në “Vizion Plus” foli për negociatat me  Greqinë dhe dhënien e plotfuqishmërisë për vijimin e tyre.

Meta nuk mendon se presidenca e qeveria kanë përplasje. Duke folur për këto institucione që nga viti 1991 e më pas, Meta është shprehur se ‘Presidenti nuk ka qenë problem ndonjëherë, por vetëm kur presidenti ka qenë dhe kryeministër’.

Meta tregoi edhe një rast, në marrëdhëniet e tij me presidentin Rexhep Meidani, kur ai ishte kryeministër.
‘Kur unë kam qenë kryeministër dhe president ka qenë Rexhep Meidani, kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Aq të mira sa kur shkova për ti dhënë dorëheqjen, ai nuk e pranonte.

Unë ika pak me të shpejtë që të mos qëndroja gjatë dhe ja bëra fakt të kryer’, u shpreh Meta.

Sipas tij, ‘asnjëherë nuk ka qenë problem presidenti, përveç se rastit kur Presidenti ka qenë edhe kryeministër’.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test