Pas drogës, shqiptarët hapin klube nate në Kolumbi

Shqipëria

Pas drogës, shqiptarët hapin klube nate në Kolumbi

Më: 9 mars 2018 Në ora: 08:28
Shqiptarët hapin klube nate në Kolumbi

Lidhjet e Shqipërisë me Kolumbinë e largët duket se nuk janë vetëm import-eksport bananesh.

Në Shqipëri emri Kolumbi lidhet menjëherë me fjalën “kokainë”.

Shteti amerikano-latin dhe shqiptarët duket se tashmë kanë krijuar një lidhje të fortë. Këtë e tregon edhe hapja e një diskoje tashmë të famshme në Santa Marta, një qytet të madh bregdetar në veri të vendit.

Ajo mban emrin “Albania Disco” dhe ka ruajtur simbolet dhe identitetin shqiptar.

Në foto shihet se si stafi mban bluza që kanë të stampuara simbole shqiptare.

Në muret e diskos bien në sy këto shqiponja. 

Shqiptarët thanë se ajo është e famshme në zonë dhe mjaft e frekuentuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat