San Marino me ambasadë në Tiranë, Meta falenderon ambasadorin për mbështetjen ndaj Kosovës

Shqipëria

San Marino me ambasadë në Tiranë, Meta falenderon ambasadorin për mbështetjen ndaj Kosovës

Më: 9 mars 2018 Në ora: 10:03
Maria Della Balda dhe Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Republikës së San Marinos, Giuseppe Maria Della Balda.

Ambasadori Della Balda i dorëzoi Presidentit Meta një mesazh të Kapitenëve Regjentë të San Marinos, së bashku me ftesën për një vizite zyrtare të Kreut të Shtetit në Republikën e San Marinos.

Presidenti Meta e priti me kënaqësi ftesën dhe duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, përshëndeti synimin e San Marinos për të hapur së shpejti Ambasadën e saj në Tiranë.

Hapja e Ambasadës do të jetë ngjarje e rëndësishme, që do të kontribuojë për t’i kthyer simpatitë reciproke në bashkëpunime konkrete ekonomike e kulturore -  nënvizoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi mundësitë që ekzistojnë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e arsimit, të shëndetësisë, turizmit, si dhe shprehu besimin për rritjen e pranisë së investitorëve sanmarinezë në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi dhe përshëndeti rolin dhe mbështetjen që San Marino i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat