ODIHR në Tiranë për sistemin zgjedhor, Zguri i paraqet listën ku kërkohet ndihmë

Shqipëria

ODIHR në Tiranë për sistemin zgjedhor, Zguri i paraqet listën ku kërkohet ndihmë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:17
Një delegacion i ODIHR

Një delegacion i ODIHR ka mbërritur në Tiranë në kuadrin e projektit me BE për përmirësimin e sistemit zgjedhor në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me fokus në përpjekjet e këtyre të fundit në tre fusha: menaxhimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve si procesi dhe sjelljen e mediave gjatë fushatave zgjedhore.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri dhe Zv.kryetari Denar Biba pritën Raul Muresan, Koordinatorin e projektit “Mbështetje për Zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor” si dhe këshilltarët, Nicola Schmidt dhe Alexey Gromov.

Gjatë takimit u diskutua mbi nevojat për mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e aspekteve të ndryshme të proceseve zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat