Ish-ministri tregon arsyen pse doli tani lajmi i lobimit të PD: Turp kjo që po ndodh

Shqipëria

Ish-ministri tregon arsyen pse doli tani lajmi i lobimit të PD: Turp kjo që po ndodh

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:25
Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani teksa thekson se “PS, PD e LSI duhet të kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për SEKSERËT amerikanë, që njihen si Lobbistë”, zbulon arsyen se pse doli pikerisht tani lajmi i lobimit te PD-se.

Sipas tij, “E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend”.

Postimi i Manjanit 

Para & propagandë
————-
PS, PD e LSI duhet të kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për SEKSERËT amerikanë, që njihen si Lobbistë!

Asnjë cent!

Me aq para sa shpenzohet për lobbime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët!

E papranueshme që paguhen sekserë e shkrime dashakeqëse në amerikë, për Shqipërinë e shqiptarët!

Do ti kishim paguar me qejf aq para për lobbim, nëse të paktën Amerika të na pranonte pa viza!

Por edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona!

Lobbing për çfarë?! A mos po shtohen turistët amerikanë në Shqipëri?! Apo po shtohen Investimet Amerikane?!

Shifrat tregojnë të kundërtën!

Atëherë përse?!

E pafalshme që harxhohen para nga ekonomia jonë e varfër për të paguar amerikanë, që të na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë!

Kulmi! Kësaj i thotë të blesh qeder me paret e tua!

E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend.

Harxhohen para për propagandë dhe anti propagandë!

Në fund fitojnë sekserët (lobbistë), por qartësisht humbet Shqipëria!

Kjo është politika!

Turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat