Fluturimet nga Rinasi, drejtori i Aviacionit Civil: Çmimi i biletave do të ulet

Shqipëria

Fluturimet nga Rinasi, drejtori i Aviacionit Civil: Çmimi i biletave do të ulet

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:32
Ilustrim

Shume shpejt çmimi i biletave te anioneve do te ulen edhe ne Shqipëri. Këtë e thote drejtori i aviacionit civil Krislen Kerri, i cili i ftuar ne emisionin 7pa5 ne Vizion Plus shpjegoi se kjo do te vije per shkak te zgjerimit te kapaciteteve te linjave lou kost.

Ulje do të ketë, sepse them kapaciteti sot nga Tirana i low kost është te 10-15%, nuk është i lartë, për shkak të mënyrës që është, por zgjerimi i kapaciteteve do e rrisë mundësinë e kompanive low cost të zgjedhin se ku duan të fluturojnë, më cfarë tarifash duan të fluturojnë, Sjell në vëmendje që kompanitë low cost nuk fluturojnë në aeroporte që i kanë tarifat aeroportuale më shumë se sa 10 euro. Aeroporti i Tiranës sot i ka 40 euro”.

Sipas zotit Kerri trendi ne rritje i fluturimeve drejt Shqipërisë me charter vërteton se jemi nje vend tërheqës edhe per kompanitë ajrore.

“Diferenca e fluturimeve me charter nga 2013 në 2017 ka qenë 650 %, pra 25 mijë persona fluturonin në 2013, 170 mijë u mbyll 2017 dhe trendi do vazhdojë jam i sigurt për këtë vit se sapo janë miratuar 10 destinacione të reja”.

Shume shpejt nisin negociatat me kompaninë turke per aeroportin e Vlorës, ndërkohe qe pritet shprehja e interesit me ane ten je studimi fizibiliteti per aeroportin e Kukësit nga nje tjetër firme e huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat