Shtyhet seanca për komisionerin Saraçi

Shqipëria

Shtyhet seanca për komisionerin Saraçi

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:48
Heral Saraçi

Fati i komisionerit publik Heral Saraçi do të vendoset në orën 15.00 të ditës së hënë kur Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të marrë vendimin përfundimtar nëse do të vijojë të jetë komisioner apo do të përjashtohet. Kryesuesi i Komisionit Disiplinor, Sokol Çomo dhe anëtarët e tjerë dëgjuan këtë të premte pretendimet e palës mbrojtëse. Për avokatin Shaqir Hasani, klienti i tij Saraçi i ka përmbushur detyrimet ligjore dhe ka bërë të kundërtën e akuzës së ngritur nga ONM-ja. 

Sipas tij, dosja prej 600 faqesh nuk thotë asgjë dhe në fund kërkoi rrëzimin e masës disiplinore. Në dalje, komisioneri Saraçi tha për Ora News se ka paraqitur prova të mjaftueshme në këtë komision dhe është i bindur në pafajësinë e tij.

Më herët gjyqtarja hetuese Natasha Mulaj është shprehur se ekzitojnë dyshime se Saraçi ka ndërhyrë në ushtrimin e detyrës së një tjetër anëtari  të komisionit Ad-Hoc. Po kështu sipas saj, komisioneri ka zvarritur procesin e rekrutimit të stafit, vazhdon të pengojë miratimin e rregullores ndërsa ka anashkaluar edhe opinionin e ONM. 

Mulaj tha se Saraçi ka kryer shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes me personelin dhe me anëtarët e tjerë të komisionit dhe ka nënshkruar kontrata individuale pune pa praninë e komisionerit tjetër. Të gjitha pretendimet e Mulaj u kundërshtuan nga Saraçi dhe avokati, në seancën e kësaj të premteje, ndërsa komisioni do të mblidhet në datën 12 mars për të dhënë vendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat