Për kapjen e 613 kg kokaine në Maminas, në një kontenier me banane ardhur nga Kolumbia, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke iu përgjigjur interesimit të News24, ka thënë:
“Arbër Cekaj tha që s’është peshk i madh, ju si mendoni? Nga çdo këndvështrim, Arbër Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi banane me sasi të madhe kokaine.
Sasia e kokainës është më e madhja e kapur në Shqipëri. Shqipëria ka histori të gjatë të arrestimit të ngjalave, janë injoruar “peshqit e mëdhenj”, kjo merr fund sot.
Partnerët ta dorëzojnë Arbër Cekajn në Shqipëri”.