Ministrat e Brendshëm të BE të prerë me Shqipërinë: Me këtë krim e korrupsion nuk ka negociata

Shqipëria

Ministrat e Brendshëm të BE të prerë me Shqipërinë: Me këtë krim e korrupsion nuk ka negociata

Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:03
Ministrat e Brendshëm të BE

Ministrat e Brendshëm të 28 shteteve anëtare të BE-së kanë hartuar një dokument me kushtet kryesore që duhet të përmbushin vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë dhe emigracionit të paligjshëm. Sipas Brukselit, kushtet e rëndësishme janë lufta ndaj krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit të armëve të zjarrit dhe eksplozivëve.

Dokumenti, i hartuar ditën e enjte, do të bëhet publik në Samitin e Sofjes më 17 maj 2018. Ky lajm bëhet i ditur nga Deutche Welle.

Ky është dokumenti i tretë i hartuar nga BE për çështjen e rendit dhe emigracionit të paligjshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor brenda pak muajve, me vemendjen të veçantë për Shqipërinë. Kujtojmë se rastet e fundit janë:

Strategjia për Zhvillim të Ballkanit Perëndimor e përgatitur nga Komisioni Evropian — veçanërisht për katër vendet ballkanike si Shqipëria, Maqedonia, Bosnje-Herzegovina dhe Kosova— ku theksohet se qeveritë e këtyre vendeve duhet të marrin shumë seriozisht vendosjen e shtetit të së drejtës, luftën ndaj korrupsionit, goditjen e krimit të organizuar, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe ndërmarrjen e një sërë ndryshimesh të tjera demokratike.

Marrëveshja për ruajtjen e kufijve të BE-së nga emigrantët e paligjshëm dhe krimi i organizuar shqiptare e nënshkruar midis Eurokomisioneri Avramopulos dhe Ministrit Xhafaj.

Vizita e Ministrit të Brendshëm francez Collombo, gjatë së cilës ai i bëri të qartë qeverisë shqiptare se nëse nuk do ketë një ndryshim të gjendjes së tanishme mbi emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar, nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësimin dhe Shqipëria rrezikon të ballafaqohet me kërkesën për rikthimin e vizave.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm, prej dy vitesh tashmë është kushti kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat