Kapja e 613 kg kokainë/ Vasili: Pse nuk heton Prokuroria peshkaqenët, sabotuesit dhe Ramën...

Shqipëria

Kapja e 613 kg kokainë/ Vasili: Pse nuk heton Prokuroria peshkaqenët, sabotuesit dhe Ramën...

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:09
Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka kërkuar prokurorisë të zbardhë sepse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj të 613 kg kokainë në këmbim të cironkave.

Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale pyet sepse nuk heton prokuroria se për ç'qëllim kryeministri bëri deklarata krejt të kundërta në raport me ministrin e Brendshem për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtare.

“Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit të peshkaqenëve të mëdhenj të rrjetit kriminal të 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit të vemendjes drejt cironkave,që e lenë rrjetin kriminal të paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik”, shkruan Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Prokuroria te zbardhe se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e medhenj te 613 kg kokaines ne kembim te disa cironkave.

Pse nuk heton prokuroria se per ç'qellim kryeministri beri deklarata krejt te kunderta ne raport me ministrin e brendshem per bashkepunimin me partneret nderkombetare.

Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave,qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.

Pse nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime,precedente etj etj...

Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria ne momentin e zbulimit te droges nuk kerkoi pranine e sherbimeve partnere nderkombetare per vazhdimin e operacionit me qellimin e vetem zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqeneve te vertete dhe jo cironkave te lena enkas.

Zbardhja e ketyre ceshtjeve eshte vija ndarese mes nje prokurorie qe lufton pa kompromis drogen,qe godet peshkaqenet dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie qe behet bisht i qeverise qe mbron trafikun e droges dhe peshkaqenet drejtues te saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat