Transformohen hapësirat brenda Universitetit Bujqësor

Shqipëria

Transformohen hapësirat brenda Universitetit Bujqësor

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:56
Punimet

Krahas lirimit të hapësirave nga ndërtimet pa leje, Universiteti  Bujqësor i Tiranës po transformohet çdo ditë në një ambient të denjë për  një nga vatrat më të rëndësishme të dijes në vend. Bashkia e Tiranës ka  vijuar punën për sistemimin e lulishteve dhe  rrugicave brenda këtij kampusi universitar, duke krijuar kështu kushte  më të mira për studentët që studiojnë aty. 

Është kryetari i Bashkisë së Tiranës ai që ka publikuar disa foto  nga një prej rrugëve dhe trotuareve që po ndërtohen në ambientet e  brendshme të universitetit dhe që lidh Rektoratin me Fakultetin e  Veterinarisë. 

“Pllakë pas pllakë, bëhet trotuari! Këtë herë ekipi ynë u gjend me  mjetet e nevojshme në Institutin Bujqësor! Po e bëjmë Tiranën edhe më të  bukur ditë pas dite!”, shkruan Veliaj në facebook në komentin që  shoqëron fotot nga puna që po bëjnë ndërmarrjet  e bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat