“Në bankën tënde tashmë ka lule”, halla publikon foton e dhimbshme

Shqipëria

“Në bankën tënde tashmë ka lule”, halla publikon foton e dhimbshme

Më: 9 mars 2018 Në ora: 20:46

Ngjarja tragjike që ndodhi disa javë më parë në Velipojë, ku në një aksident mbetën të vdekur Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij, Noemi, Ajseli dhe Rajani, kanë lënë brengë të madhe tek të afërmit e tyre.

Motra e Edmondit, halla e fëmijëve nuk ditë që nuk i kujton ata, duke përcjellë mesazhe mjaft prekëse për ikjen e tyre nga kjo botë.

Edhe ditën e sotme përmes një postimi të dhimbshëm në profilin e saj në ‘Facebook’, Gonxhe Preka, tregon se banka e Noemit 10-vjeçare është e mbuluar plotë lule.

“Ne banken tane tashme ka lule nuk eshte ma Noemi i halles qe te pergjigjet plot zgjuarsi. Me mungon shume Noem”, -shkruan ajo.

Nga aksidenti i rëndë mbijetojë vetëm mamaja e tyre, Evisa, e cila prej ditësh ndodhet në gjendje shoku, pasi lajmit të kobshëm që mori për vdekjen e tre fëmijëve dhe burrit të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat