Lobingjet, Kokëdhima: Turp, paguajnë mijëra dollarë për një foto

Shqipëria

Lobingjet, Kokëdhima: Turp, paguajnë mijëra dollarë për një foto

Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:32
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima është shprehur kundër praktikave të lobimit të ndjekura nga forcat e mëdha politike krerët e të cilave sipas tij paguajnë qindra mijëra euro për takime apo foto me personalitete në SHBA.

Në studion e lajmeve të Ora News, Kokëdhima tha se kjo është një praktike abuzive që duhet të marrë fund njëherë e mirë.

Kokëdhima: Ne nuk mund ti bëjmë shpikjet e këtyre zotërinjve që e kanë çuar një fotografi 700 mijë dollarë, një fotografi të kryetarëve të partive 700 mijë, 1 mln dollarë. Bën një fotografi një kryetar i shëmtuar i partive shqiptare kushdo qoftë ai. Për çfarë ? Për interes personal. Nuk do ti lejojë zgjidhja këto gjëra. Nuk do të lejojmë ne këto turpe që i bëjnë këta Shqipërisë. Marrin lobistë këta, për çfarë i marrin lobistët këta, lobistë për çfarë?

Nuk është e paligjshme të marrësh lobistë

Koço Kokëdhima: Ne do ta bëjmë të palogjshme që këtë të marrin para dhe të bëjnë lobing për interesa personale të të korruptuarve të Shqipërisë. Kjo është e paligjshme, e pamoralshme! Shkon ai paguan 160 mijë dollarë, korrupton, përdor sekserë, për çfarë? Për të bërë një foto me presidentin e Amerikës. Ky tjetri shkon akoma më thellë, të njëjtën gjë bëjnë këta. Kurrë ZGJIDHJA nuk do bëjë një gjë të tillë, as unë kurrë sa të jem gjallë, nuk do paguaj unë lobingje për të bërë fotografi me çdo burrë te nderuar. Ndëri im është nderi që më jep populli im. 

Në lidhje me zgjedhjet e lira, Kokëdhima thekson se penguesit kryesorë janë pikërisht Partia Demokratike dhe ajo që ai e quan Rilindja.

Koço Kokëdhima: Dëgjova Bashën dje tha, unë lobova për zgjedhje të lira, për çlirimin e zgjedhjeve, për zgjedhje të lira në Shqipëri. Zgjedhjet e palira në Shqipëri i bën PD dhe Rilindja, këta i bëjnë zgjedhjet e palira, këta i mbajnë komisionerët, këta mbajnë kontrollin mbi zgjedhjet, këta e mbajnë administratën partiake në zgjedhje. Këta e mbajnë këtë sistem ku nuk mund të bëjnë fjalë për standarde dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Në këtë drejtim kreu i ZGJIDHJA theksoi se nevojitet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Koço Kokëdhima: Një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, zgjedhje të çliruara nga partitë e kriminalizuara nga Rilindja dhe PD që kanë shkatërruar institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri. Zgjedhje me administratë profesionale shtetërore dhe me prani të teknologjisë elektronike në zgjedhje.

Kokëdhima nuk ka asnjë dyshim se projekti i partisë së tij do të fitojë mbështetjen e popullit por sipas tij çështja është kur do të ndodhë kjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat