Sajmir Tahiri i emëroi 11 propozime, deputetit Ulsi Manja në Polici

Shqipëria

Sajmir Tahiri i emëroi 11 propozime, deputetit Ulsi Manja në Polici

Më: 10 mars 2018 Në ora: 08:36
Ulsi Manja

Kreu i Komisionit të Ligjeve, z.Ulsi Manja duket është i përfshirën në aferën e emërimeve politike në Policinë e Shtetit. Nga dokumentat e siguara dëshmohet se Ulsi Manja dyshohet se ka emëruar plot 11 persona gjatë gjashtë mujorit të dytë të 2013 dhe 2014, posaçërisht në komisariatin e Policisë Dibër, Mat dhe Kukës. Të dhënat e 11 policëve në qarku Dibër janë regjistruar si propozime në tryezën e punës së ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili ka përcaktuar detyrën, funksionin, rekomandimin, data e fillimi të punës, gradës, emri, atësia, mbiemri, emri i deputet.

Firmosja e emërimeve është bërë nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Artn Didi.

Kreu i Komisionit të Ligjeve z. Ulsi Manja, duket se ka propozuar emërime politike në gradat, inspektor, nën/Komisar, Krye/komisar, dhe puonjës civilë. Emërimet janë në kapërcyellin e 2013-2014, çka ngre dyshime për një fushatë emërimesh politike të urdhëruara.

Faktoral përmes një investigimi disa javor ka rritur të sigurojë një dosje që ish-ministri i Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri mendohet se ka kryer për llogari të qeverisë, deputetëve, biznesmenëve dhe personave të rëndomtë në katër vitet në periudhën 2013-2017.

49 deputetë socialistë dhe 1 i ish-ministër i LSI-së mendohet se i kanë kërkuar emërime dhe ripranime në Policinë e Shtetit për një numër total personash 259 efektivësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat